April 30, 2024
Maqedoni

Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë vizituan Xhemal Jasharin, vëllaun e Ismet Jasharit në Orizare

Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë vizituan veprimtarin Xhemal Jashari në Orizare
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë kanë vizituar veprimtarin e hershëm politik, z. Xhemajl Jashari, në vendlindjen e tij, në Orizare të Kumanovës.
Baca Xhemë, është vëllai i Dëshmorit të Kombit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që asokohe ishte bërë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë në mbarë Kosovën.
Kryetari Limaj gjatë kësaj vizite, theksoi se jemi tejet të lumtur që baca Xhemë, është më mirë me shëndet, për faktin se kohëve të fundit ai po ballafaqohej me disa shqetësime shëndetësore.
Gjithashtu, kryetari Limaj tha se, diskutimet me bacën Xhemë, çdo herë janë pozitive dhe inkurajuese, të cilat gjithnjë në fokus kanë interesin kombëtar dhe zhvillimet politike në trojet shqiptare.
Kjo familje e madhe e shumë e nderuar, është shëmbulli më i mirë i një familje shqiptare që dha gjithë çfarë kishte për liri, komb e atdhe.