Shteti dështoi por qytetarët turq po japin provimin? E moshuara shet viçin, paratë i dhuron për të prekurit nga tërmeti!
Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike, qytetarët turq janë bërë bashkë në këto ditë të errëta për vendin e tyre duke dhënë ndihmë me të gjitha mënyrat, në kohën kur shtohen akuzat për dështim të shtetit në përballjen adekuate me tragjedinë.
70-vjeçarja Sarıgül Kaçan, edhe pse në kushte të vështira, shiti viçin dhe paratë i çoi të gjitha në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në provincën Akyaka. E moshuara e shiti viçin 13 mijë lira(rreth 640 euro). Së bashku me djalin e kryeplakut të fshatit, ajo ia dërgoi shumën autoriteteve lokale për ta dhuruar atë për të prekurit nga tërmeti.
Deri tani janë konfirmuar më shumë se 19 mijë të vdekur në Turqi dhe në Siri dhe mijëra të tjerë janë plagosur, ndërsa dëmet janë shumë të mëdha.