Taravari: Nesër takohemi me Kovaçevskin dhe ia japim emrat e ministrave
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në takimin e sotëm me anëtarësinë u vendosë që të jemi pjesë e shumicës së re parlamentare.
Taravari njoftoi se ata me përfshirjen e tyre në Qeveri do të drejtojnë dy ministritë të Drejtësisë dhe Shëndetësisë, ndërsa po bisedohet për marrjen e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike ose Ministrinë për Administratë dhe Shoqëri Informatike.
Ai tha se ASH në shumicën e re do të ketë edhe zv. ministrin e Mbrojtjes dhe zv. ministrin e Bujqësisë.
Taravari theksoi se nesër përsëri do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski me të cilin do të shkruajmë një marrëveshje që e kemi të gatshëm.
Ai shtoi se ai vazhdimisht po mban kontakte me të gjitha partitë politike.