Shqipëri

Nuk hiqet karantina për qytetarët e Maqedonisë në Shqipëri, gjykata e apelit rrëzon kërkesën e LSI

Apeli Administrativ ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim që kërkonte heqjen e karantimit 2-javor për personat që vijnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në këtë mënyrë, Apeli Administrativ ka lënë në fuqi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, që argumentoi se karantimi u vendos për shkak të festës së Pashkëve dhe ardhja e emigrantëve mund të ndikojë në rritjen e numrit të infektimeve.

LSI kërkonte që të rrëzohej ky vendim, por kërkesa e kësaj force politike nuk është pranuar nga Apeli Administrativ.