Kroacia e ndarë: Kryeministri me Kosovën, presidenti nga partia ish komuniste me Serbinë!
Kosova është bë pjesë e debatit në Kroaci, pas deklaratës së presidentit Zoran Millanoviq nga radhët e Partisë Social Demokrate (ish klmunistat) i cili tha se “Kosova i është marë Serbisë”. Sado që Millanoviq u mundua ta përmirësojë këtë deklaratë, reagimet nuk kanë të ndalur, shkruan Lideri.mk.
Ndaj deklaratës së Millanoviq ka reaguar edhe kryeministri Andrej Plenkoviq i cili vjen nga radhët e partisë nacionaliste HDZ.
Ka reaguar edhe deputetja e vetme shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Perlaska, duke thënë se Millanoviq duhet të kërkojë falje për këtë deklaratë të pamatur. Ajo ka rikujtuar se shumë shqiptarë kanë rënë dëshmorë duke luftuar per Kroacinë, kundër Serbisë.
Përgjegjësinë dhe respektin e tyre ndaj Republikës së Kroacisë shumë bashkëkombas të mi e kanë dëshmuar gjatë së kaluarës tonë të afërt, resepektivisht gjatë Luftës Atdhetare mur shumë shqiptarë i janë bashkangjitur luftëtarëve kroatë në luftën e përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kroacisë.
Gjatë luftës Atdhetare kanë rënë 87 luftëtarë shqiptarë, 304 janë plagosur, kurse 229 janë shpallur veteranë të Luftës Atdhetare.
Qytetin Hero-Vukovarin, të kaluarën e dhimbshme të cilit e përkujtojmë çdo vit në muajin nëntor, e kanë mbrojtur 200 vullnetarë shqiptarë, kurse në llogoret serbe janë zhdukur 36 shqiptarë të robëruar”, ka deklaruar Perlaskaj për gazetën më të madhe kroate, Veçernji List.
Deklaratën e Millanoviqit e ka dënuar edhe Shoqata e themeluesve të HDZ-së “Franjo Tugjman”. Në reagimin e tyre ata kanë parashtruar pyetjen se interesat e kujt i prezanton Millanoviq, duke paralajmëruar se të tilla deklarata mund t’i kushtojnë Kroacisë./Lideri.mk