Do të sigurohet ilaçi i rrallë për 30 pacientë
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka inicuar sigurimin e mjeteve financiare për ilaçin Trikafta për 30 pacientë me fibrozë cistike.
“Vendimi për sigurimin e mjeteve pritet të merret gjatë ditës së nesërme. Ne vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin e të gjithë pacientëve”, deklaroi Sali duke sjellur këtë lajm pozitiv për 30 pacientë.