May 10, 2024
Maqedoni

Italia nuk njeh patentë shoferi “e Veriut”, maqedonasit atje po përballen me probleme

Italia nuk njeh patentë shoferin “e Veriut”. Aty maqedonasit po përballen me një sfidë të re – mund të përkthejnë patentën e vjetër të shoferit, por jo të renë.

Maqedonasi Dejan Kutanoski, i cili prej një viti e gjysmë jeton në rajonin e Venetos, ka marrë paralajmërim nga autoritetet lokale se ka në dispozicion një vit që të rimarrë patentë shofer në Republikën e Maqedonisë, në të kundërtën nuk do të mund të vozisë automjet.

“Nga shtatori 2024 do të mbetem pa patentë shoferi ose do të duhet të riaplikoj, në fillim të riaplikoj, më pas teori, praktikë e gjithçka. Patentë shoferi kushton rreth 1800-2000 euro”, thotë Kutanoski.