Tetovë, Shkollat po boshatisen, 8 klasa shuhen vetëm për një gjysmë-vjetor
Kurbeti po i boshatisë shkollat në rajonin e Tetovës. Rreth 200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë fletëshpërngulje nga fillimi i vitit shkollor. Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se 143 nxënës janë nga shkollat fillore ndërsa 59 nga shkollat e mesme. Sipas këtyre shifrave, vetëm gjatë gjysmë-vjetorit të parë janë mbyllur 8 paralele.
“Shpërngulja është për afërsisht e njëjtë gati se e njëjtë në çdo shkollë fillore ku në shkollën “Istigball” kemi 8 shpërngulje, në Shipkovicë 11, në “Kirili dhe Metodi” 19, në “Naim Frashëri” 18, në “Kikish” 8, në Migjeni 13, në “Besa” të Veshallës 7, në përparimi të Recicës madhe 18, në “Liria” 4, në “Goce Dellcev” 15 dhe në shkollën “Skënderbeu” 18. Sa i përket shkollave mesme fletëshpërngulje më tepër kemi në shkollën “8 shtatori” shkolla ekonomike, ku fletëshpërngulje kanë marrë 35 nxënës në gjimnazin “Kiril Pejcinoviq” 3 nxënës, në mjekësi 7 nxënës në 7 marsi 4 nxënës dhe në shkollën e mesme “Gjoce Stojcevski” 10 fletëshpërngulje”, u shpreh Nazmi Dauti, Komuna e Tetovës.
Drejtori i Shkollës së mesme të Mjekësisë Binas Pajaziti thotë se nga viti i kaluar deri në fillim të këtij viti nga kjo shkollë janë larguar 21 nxënës.
“Dikur shkolla jonë kishte numër shumë më të madh të nxënësve, dhe aktualisht jemi një ndër shkollat me numër më të madh të nxënësve në vend edhe kolektivit që e kemi. Afërsisht numërojmë 2150 nxënës por dikur kemi pasur 2750 nxënës para 10-15 viteve. Gjithnjë shkon në rënie e sipër numri i nxënësve, është humbur një klasë për një periudhë kohore”, tha Binas Pajaziti, Drejtor i Shkollës së mesme të mjekësisë.
Fletë-shpërnguljet, kryesisht janë marrë për emigirim jashtë shtetit, ndërsa të pakta janë rastet ku fletëshpërngulje janë dhënë për ndërrimin e qytetit. /Alsat.mk