Mexhiti porosi Ahmetit në Kërçovë: Dëgjoje popullin, populli nuk e don Artanin!
“Aleancë për Grubin, jo për Evropë”
Të dashur Kërçovarë, u jam pafund mirënjohës për derën e hapur dhe që na pranuat me ngrohtësi edhe përkundër presioneve nga disa anëtarë të ekzekutivit.
Nga Uskana sonte morrëm porosinë se më mirë të përmirësohemi vet, deri sa nuk na ka përmirësuar populli. Ne kërkojmë debat të shëndoshe, me argumente, me vlera evropiane. Nuk debatuam në parti as për regjistrimin, as për çështje madhore, prandaj tani hasim në shumë probleme.
I nderuari lideri i yni Ali Ahmeti, nuk të mbrojnë as Taravari e Zijadini, e as Menduhi e Grubi, më mirë se ç’të mbrojnë ata që dhanë gjithë rininë për të ndërtuar këtë subjekt.
Mos na ndëgjo neve, ndëgjo popullin siç e ke dëgjuar gjithmonë! Nuk e do populli Artanin!
(Fjalim i Izet Mexhitit në Kërçovë)