Maqedoni

VMRO-DPMNE do ta ruajë varrin e Goce Dellçevit nga bullgarët

Është mbledhur Komiteti Qendror I Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së, ku sic njofton KlanM, janë miratuar shumë konkluzione që kanë të bëjnë me situatën e brishtë në raportet Shkup – Sofje, por edhe për aktivitetet e këtij Instituti për 4 Shkurt kur shënohet ditëlindja e revolucionarit Goce Dellçev.

“Instituti patriotik dhe gjithë udhëheqësia në prag të shënimit të ditëlindjes së Goce Dellcevit do të organizojë roje heroike dhe do të ketë prezencë gjatë gjithë ditës në varrin e tij, për shkak se Goce është Maqedonia. U bëjmë thirrje qytetarëve që të shprehim respect të përbashkët, të qetë dhe dinjitoze për Goce Dellcevin. Dënojmë shovinizmin dhe politikat mohuese që vijnë nga Bullgaria që ndizen me deklarata të individëve të politikës bullgare. I bëjmë thirrje të hapur Qeverisë që të reagojë më energjikisht dhe të ndërmarrë masa adekuate që do të sigurojnë respektimin e identitetit tonë. Cdo mohim ndaj ekzistencës së popullit maqedonas duhet të regohet me notë protested he reagime nga institucionet maqedonase”, deklaroi Aleksandar Pandov nga IP i VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia