“Grupi i Zjarrit” me përshëndetje nga Tirana
Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti dhe ish kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kanë publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga Tirana.
Dy bashkëpartiakët që bëjnë pjesë në grupin e të pakënaqurve brenda BDI-së në foton e publikuar kanë shkruar: “Përshëndetje nga Tirana”.
Megjithatë, nuk dihen arsyet e Mexhitit dhe Bejtës për vizitën në kryeqytetin shqiptar.
Funksionarët e BDI-së, të ndarë në dy grupe, njëri me Ali Ahmetin dhe Artan Grubin, si dhe tjetri me Izet Mexhitin e Blerim Bexhetin, vijojnë takimet me qytetarë si dhe akuzat mes vete.