Gir: Deklaratat e Xhambaskit nuk përfaqësojnë vlerat e BE-së
Lidhur me deklaratat e fundit të euro-deputetit Angell Xhambaski, ambasadori David Gir deklaroi se edhe Parlamenti Evropian dhe MPJ-ja bullgare janë distancuar nga këto deklarata.
“Pretendime të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në”, tha ambasadori Gir.
Lidhur me vërejtjet e djeshme të presidentit Stevo Pendarovski për deklaratën e Xhambaskit, e cila mund të interpretohet si kërcënim, ambasadori Gir theksoi se kjo absolutisht nuk paraqet qëndrim të BE-së dhe nuk pasqyron vlerat mbi të cilat u themelua BE-ja.