Rajon - Botë

Tmerrohet Rusia, Gjermania i dërgon Ukrainës tanke “Leopard”

Reagon Moska, pas njoftimit se Gjermania do t’i dërgojë tanke Ukrainës
E mërkurë, 25 Janar 2023 – 17:20 albinfo.ch
Ambasada e Rusisë në Berlin ka reaguar ndaj njoftimit se Gjermania do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të miratojë rieksportin e tyre nga vendet partnere.

Ambasada e cilëson vendimin e gjermanëve si “jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe që do të çojë në një “përshkallëzim” të konfliktit.

“Jemi të bindur se Gjermania, si dhe aleatët e saj më të ngushtë, nuk janë të interesuar për një zgjidhje diplomatike të krizës ukrainase. Ata janë të vendosur për përshkallëzimin e përhershëm të konfliktit dhe pompimin e pakufizuar të regjimit të Kievit”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

Në reagim theksohet gjithashtu se vendimi i Gjermanisë për dërgimin e tankeve në Ukrainë shkakton dëme të parikuperueshme në marrëdhëniet ruso-gjermane.

“Ai shkatërron besimin e ndërsjellë, shkakton dëme të pariparueshme në gjendjen tashmë të mjerueshme të marrëdhënieve ruso-gjermane, vë në dyshim mundësinë e normalizimit të tyre në të ardhmen e parashikueshme”, vijon reagimi./Reuters