May 3, 2024
Rajon - Botë

Erdogan: Gjashtë persona humbën jetën nga shpërthimi në Stamboll dhe 53 janë të lënduar

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan njoftoi se gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në sheshin Taksim të Stambollit.

Shpërthimi raportohet se ndodhi sot në orën 16:20 sipas kohës lokale, me këtë rast u mobilizuan, zjarrfikësit, policët dhe ekipet mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

Pamjet të shpërndara në rrjetet sociale kanë treguar në kënde të ndryshme shpërthimin e së dielës, ku kishte grumbull të njerëzve. /AA/

Video: