Pse sot askush nuk thotë Rrofshin Prindërit e mi por të gjithë thonë rroftë Lideri?
Ejup Berisha
Në këtë kohë në trend apo në modë janë liderët politik, këta i zëvendësuan prindërit e njerëzve si liderët më natyral dhe më shpirtëror të tyre. Njerëzit fatkeqsisht i lanë anash prindërit dhe tash vrapojnë me të madhe pas liderëve politik. E kamë të qartë se pse këta e bëjnë këtë gjë pasiqë liderët po kanë mundësi të pakufizuara në shtet dhe këta disa individëve të cilët nuk meritojnë tu jepet përparsi dhe gjithçka në jetë, këta të njëjtëve po u japin mundësi të pakufizuara që të bëjnë gjithçka dhe të bëhen çfar të duan në shtet dhe në shoqëri.
Pra nëse një njeriu që emrin e vet e shkruan deri në gjysëm dhe mbiemrin nuk din që ta shkruaj asesi i jepni pozicion udhëheqës në shoqëri dhe në shtet atëher ky me lehtësinë më të madhe, pa iu dridhur syri si dhe zemra e shpirti prindërit e tij do ti zëvendëson me Liderin politik. Prandaj tani në vend se njerezit ti pyetni se si i kanë prindërit të njëjtët pyetni se si i kanë liderët politik me këtë gjë nuk do të koriteni aspak me ta. Sot fatkeqsisht shumicës së njerëzve më shumë u intereson shëndeti dhe gjendja shpirtrore e Liderëve politik se sa shëndeti dhe gjendja shpirtërore e prindërve të tyre. Mirdita i nderuar si je a je mirë, dhe në vend të pyetjes se si i ke prindërit nëse pason pyetja se si e ke liderin politik. Përgjigja do të vjen e rrufeshme e shkurtë dhe e saktë prej tyre. Flm ai i Madhi Lider shyqyr Zotit është shëndosh e mirë e rehat.
Pergjigjen e tillë me padurim e me shpejtesinë më të madhe do tua jep Zonja dhe zoteriu dhe këta menjëher do të fillojnë të radhisin parualla si kjo Citoj Rrofte lideri i bëftë jo njëqind por njëmijë vjet jetë jetë. Në rregull po themë se nuk është kontestuese se njerëzit i duan liderët e tyre politik por më mirë do të ishte që këta paraprakisht të vazhdonin ti donin Prindërit e tyre e më pas të vijnë në rend ata të tjerët por edhe liderët politik pse jo. Apo këta në jetët e njerëzve të zënë vend sipas meritës. Dhe mendoj se po ti donin njerëzit prindërit e tyre aq shumë sa i duan sot liderët politik atehër jeta do të ishte më e bukur, më e begatë si dhe më e mrekullueshme. Per mua lider i vetmi madhështor dhe i vërtetë kanë qenë përher dhe do të jenë Babai im i ndjerë Isufi por dhe mamaja ime që shyqyr Zotit është shëndoshë e gjallë Xhevahiri. Ska lider tjerë politik dhe shpirtror që jau zë vendin këtyre të dyve asnjëherë. Le të më falin Liderët e nderuar politik por kjo është e vërteta e ime e hidhur ndoshta për ta por që do të vazhdon të jetë përjetë e tillë.
Dhe derisa njerëzit të mos i vlersojnë më shumë prindërit e tyre në vend se që po i vlersojnë dhe çmojnë aq shumë liderët politik atëher as që do të ketë mbarësi,mirësi e as mëshirë në shtet dhe në shoqëri. Derisa nerëzve në përditshmëri të mos u prijnë hija e shpirti si dhe idetë, idealet dhe konceptet e prindërve të tyre këta do ta kenë gjendjen kaotike ashtu siç e kanë tani në këtë kohë. Apo derisa njerëzit të mos brohorasin Rroftë Babi dhe mamaja ime atëher këta nuk duhet të presin e as të shpresojnë se do të kenë rregull, rend dhe qetësi në shpirtërat dhe në jetët e tyre. Nuk më befason ky realiteti ku njerëzit jepen shumë pas liderëve politik. Kur unë isha fëmijë ka qenë një Lider komunist të cilin e donin si dhe çmonin të gjithë, të njëjtit bile gatise të gjithë i thurrnin lavde, elozhe bile dhe i këndonin këngë. Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga yte kurrë nuk do të largohemi. Kështu tingëllonte kënga e cila jehonte shumë shpesh në shtetin e atëhershëm të njohur si Ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Pra disa para-ardhës tanë e kishin vendosur Shokun Tito në qendër të vemendjes së tyre por atëher kishte një dallim se njerëzit i çmonin dhe i donin edhe prindërit e tyre. Titon këta atëher e donin ngaqë ishin të detyruar edhe pse shumica atë e donin edhe me dëshirë, por siç thashë këta i donin gjithashtu edhe prindërit e tyre me dëshirë dhe me vullnet. Por sot kush po i detyron njerëzit që ti duan liderët politik më tepër se prindërit e tyre. Unë mendoj se sot janë kombinuar të dyja detyrimi që ua bëjnë Partitë politike por edhe lakmia e njerëzve për pushtet dhe pozicione më të larta e më të mira në shtet dhe në shoqëri.
Prandaj do të apeloj që njerëzit ti duan së pari Prindërit e tyre e më pas këta në jetët e tyre le të bëjnë vend edhe për liderët politik. E asesi që Liderët i çmojnë dhe ti duan më shumë se Prindërit e tyre pra e kamë fjalën për ata që janë bashk me Perendinë më meritorët për jetët e tyre. Liderët vijnë e shkojnë ndërsa prindërit duhet të mbeten Liderët e përhershëm real dhe shpirtëror të njerëzve.