A ka demokraci nëpër partitë e sotme politike?
Shkruan: Ejup Berisha
Shtetet, shoqëritë dhe Partitë politike duhet të instalojnë dhe të zbatojnë demokraci të realtë, faktike dhe të mirfilltë. Kjo është e mirë për rregullimin e raporteve mes subjekteve dhe individëve të cilët shumë shpesh kanë interesa kundërthënëse jo vetëmse në shoqëri dhe në shtet por edhe nëpër Partitë politike. Procesi i zbatimit të demokracisë në shtet njihet si demokraci për shtetin, procesi i zbatimit të demokracisë në shoqëri njihet si demokraci për shoqërinë si dhe procesi i zbatimit të demokracisë nëpër partitë politike njihet si demokraci për Partitë politike.Demokracia duhet të jetë faktike e jo vetëmse formale. Nëse kjo është vetëmse formale atëher e njëjta është e kotë, nga ana tjetër nëse demokracia është edhe formale por edhe faktike atëher kjo është e plotë. Për nevojën e demokratizimit të shtetit dhe të shoqërisë kamë shkruar shumë në shkrime të mëparshme e për nevojën e demokratizimit të Partive politike kamë shkruar shumë më pak nëpër shkrimet e mia. Partive politike në përgjithsi u nevoitet zbatimi i demokracisë së brendëshme dhe të jashtme. Nëse sot gjithcka varet nga partitë politike atëher edhe procesi i demokratizimit në përgjithësi në shtet, në shoqëri dhe në Parti varet prej këtyre të fundit.A ka demokraci të brendëshme partiake përgjigja është Jo pra nuk zbatohet një gjë e tillë në to. Nuk ka këtu te ne dhe nuk ka pasur edhe më herët. Se a do të ketë në të ardhmen këtë nuk di ta thotë askush prandaj nuk e di ta themë as unë. Po të kishte demokraci nëpër Partitë politike shqiptare këtu në RMV nuk do të ndodhnin përqarjet dhe shkëputjet e individëve dhe e grupacioneve partiake nëpër Parti të ndryshme politike. Këso situatash ka pasur dhe ka deri kur derisa mentaliteti dhe praktika e sundimit të Liderëve politik nuk zëvendësohet me mendtalitet dhe praktikë udhëheqjeje.
Kështu po të kishte demokraci në PPD nuk do të lindte fenomeni PPDSH e më vonë dhe PDSH. Po të kishte demokraci të zbatueshme në PDSH nuk do të lindte fenomeni Imer Selmani dhe Ziadin Sela.Po të ketë demokraci në BDI nuk do të paraqitej fenomeni Grupi i zjarrit. Në Kosovë e kishim fenomenin LDD dhe Nisma dhe në Shqipëri fenomenin LSI krejt këto si pasojë e qeverisjeve jodemokratike të lidershipeve partiake në LDK, në PDK në RKS dhe të PS-së në RSH. Udhëheqësit e partive politike tërë ditës thonë se nëpër subjektet e tyre politike kanë instaluar dhe po zbatojnë sistem demokratik por këto janë vetëmse fjalë të kota dhe të njëjtat nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin objektiv dhe faktik. Për të pasur demokraci brenda në parti atëher aty cdo individ duhet të ketë jo vetëmse të drejtë vote porse ky duhet të ketë edhe të drejtë të merr pjesë në procesin e vendim-marrjes si dhe në procesin e zbatimit të atyre vemdimeve partiake .Sa respektohen këto parime dhe rregulla nëpër Partitë politike do të thoja shumë pak apo dhe vetëmse simbolikisht. Demokraci nuk është koncentrimi i partisë në duart e një apo pesë, gjashtë, shtatë apo dhe dhjetra indvidëve. Nëpër Partitë politike duhet të vendosin më shumë individë të kyqur në Parti. Kyqja e më e madhe e tyre në procesin e vendim-marrjes dhe në zbatimin e vendimeve të marra e kthen besimin dhe e rritë bindjen se partia i përfaqson interesat e më shumë individëve anëtarë apo dhe simpatizantë të Partive politike e jo vetëm të një pakice të caktuar. Si lider partiak ta suspendosh me vetedije dhe me qëllim demokracinë dhe të thuash se në Parti ka demokraci kjo nuk është vetëmse gënjeshtër e kulluar por edhe dyftyrsi. Është e pafalshme që në një sistem demokratik partitë politike të udhëhiqen nga lider autotiatar. Nëse liderët janë demokrat me përcaktim dhe me bindje atëher edhe Partitë do të instalojnë dhe do të zbatojnë demokraci të realtë në të kundërtën do të kemi jo vetëmse autokraci por edhe Njëmendësikraci apo dhe kokfortësikraci që janë karakteristika të udhëheqjes së Partive të sotme politike nga ana e udhëheqësve të tyre.