Shpërthim në Shkup pranë ministres së mbrotjtjes, Petrovska: Jam okej! (Video)
Disa shpërthime kanë shqetësuar mbrëmë qytetarët në qendër të Shkupit. Dëshmitarët okularë thonë se detonimet kanë ndodhur në bulevardin “Koço Racin” në komunën Qendër, ku një veturë është kapluar nga flakët.
“Ndodhën disa shpërthime. Menduam se janë pushkaliqe, por shpejt erdhi policia dhe zjarrëfikësit. Askush nuk e din nëse ka viktima ose jo”, ka shkruar një banor i lagjes në rrjetet sociale.
Ai ka postuar edhe videon e bërë nga banesa të cilën mund ta përcillni në këtë Link.
Shpërthimi i veturës ka ndodhur afër gjimnazit “Korçagin”, kurse në afërsi ka qenë ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, transmeton Lideri.mk. Ajo ka konfirmuar rastin për portalin “A1on”, por ka mohuar se bëhet fjalë për ndonjë tentim për sulm ndaj saj.
“Gjithçka është okej, rastësi e pastër. Un isha duke ecur në këmbë në anën e kundërt të bulevarit. Nuk ka asnjë lidhje me mua dhe sa kam informata nuk ka të lënduar. Edhe pronari i veturës eshe mirë”, ka deklaruar Pwreovska për A1On.