Maqedoni

Një grua nga Shkupi është sulmuar nga partneri i saj në autobus urban

Dje në ora 14:45 në Stacionin Policor Qendër, M.L.(42) nga Shkupi ka njoftuar policinë se rreth orës 01:30 në një autobus urban në komunën Qendër, është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor V.S., për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes tyre.

Sipas denoncimit, partneri i saj më pas është sjellur në mënyrë agresive edhe ndaj udhëtarëve tjerë në autobus.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.