Maqedoni

Babai i armatosur përzë nga shtëpia djalin dhe renë

Pas një zënke familje në Veles, babai ka përzënë nga shtëpia djalin dhe renë. Kjo ngjarje është denoncuar në polici, pasi që babai ka përdorur një armë gjuetie ‘karabin’, duke shtënë në ajër.

“Me datë 31.12.2022 rreth orës 00:00 në Stacionin Policor në Veles është raportuar se para fundvitit në një shtëpi pas një debati të mëparshëm, R.N. (65) me karabinë gjuetie” Crvena Zastava M – 70″ kalibër 8×57, ka kanosur djalin e tij B.N.(29) dhe nusen e tij A.N.N.(25), pas çka ka gjuajtur një plumb në ajër.

Më pas babai ka tentuar ta sulmojë fizikisht djalin, por ai ia ka marrë pushkën dhe e ka rrahur”, theksoi MPB.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizën MPB dhe janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.(INA)