Qytetarët nuk duan ta kujtojnë vitin 2022
Inflacioni, kriza e thellë ekonomike dhe rritja e çmimeve janë gjërat e para që u vijnë në mend qytetarëve kur përmendet viti 2022. Me një dozë të vogël optimizmi disa presin që viti i ardhshëm mund të sjell ndryshim për të mirë, por është i madh numri i atyre që mendojnë se kriza do të thellohet edhe më shumë.
“-Për asgjë nuk mund ta mbaj mend, katastrofë..Si të duket ty mirë a, se mua më duket katastrof.
-Çfarë prisni prej vitit të ardhshëm.
-Jo asgjë, çfarë ndryshimi ”, tha një qytetar
“Këtë vit ishte vërtetë një krizë dhe vet inflacioni që u ngrit, me siguri ndikoi në të gjithë Evropën, u rritën çmimet, kjo na goditi edhe neve, shpresoj se viti I ardhshëm do të jetë më I mirë dhe më I relaksuar”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Prej vitit 2023 pres diçka, por siç e shoh situatën nuk mund të pres diçka. Për askund është, deri më tani situate është për askund, nuk ka paga, nuk ka standarde, tanët ikin jashtë vendit, autoriteteve tona nuk u intereson aspak për punësimet..”, tha një qytetare.
Disa nga qytetarët shpresojnë që në vitin 2023 të mos ketë më luftëra, si në Ukrainë.
“Shpresoj dhe besoj se do të jetë më mirë, por duke e ndjekur situatën mendoj se do të jetë sfidë, por besoj tek Zoti dhe nëse vërtetë duam të përmirësohet, se me ndihmën e Zotit do të përmirësohet”, deklaroi një qytetar.
“Nëse ka ndonjë ndryshim, të ndryshojnë prej këtyre që e kanë në dispozicion shtetin, sepse vetëm ata e kanë në dispozicion dhe e kanë dështuar, për ta është mirë, për fuqinjë punëtore dështim”, tha një qytetar.
“Të shpresojmë, të shpresojmë se do të bëhet më mirë, të punohet më shumë… A beson se do të bëhet më mirë? Ndoshta, sigurt jo, por ndoshta.. Do të rregullohet diçka do të rregullohet diçka, mund të rregullohet 20-25 përqind”, shtoi një tjetër qytetar.
Për shkak të konfliktit në Ukrainë Evropën e përfshiu një krizë e thellë ekonomike që ndikoi në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve dhe shërbimeve. Përveç faturave të larta për energji elektrike, qytetarët paguajnë shumëfish më shumë edhe për ushqim dhe derivate të naftës./Alsat.mk