May 6, 2024
Maqedoni

Vrulli i popullit solli dorëheqjet e atyre që thonin “le të mbarojë fillimisht hetimi”

Gjatë ditës së djeshme funksionarët e BDI-së, por edhe nga vet Qeveria, thonin se njëherë duhet të përfundoj hetimi dhe pastaj do të shihet se kujt i takon përgjegjësia për tragjedinë që ndodhi në Tetovë.
Si duket ata shpresonin se do ta ndalin vrullin e popullatës, revolta e së cilës është në kulmin e saj. Nuk mbahet mend ndonjë herë të ketë aq reagime të shumta nga të gjitha anët. Si duket kjo ka bërë që të fillojnë edhe dorëheqjet e para. Fillimisht dy drejtorët e spitalit ekonomik dhe më pas edhe zv/ministri Ilir Hasani si dhe ministri Venko Filipçe. Tentimi nga ushtarët partiak për t’i shndërruar këto dorëheqje në akt heroik është i llojit më të ulët. Nëse ata do të kishin bërë detyrën e tyre siç duhet, nuk do të kishim ardhur në këtë gjendje. Në gjendje kur në një objekt për sigurinë e të cilit është shtetin të ndodhin 14 vdekje.