Maqedoni

Sot protesta para ambasadës serbe në Shkup, kundër skenareve luftënxitëse serbe në veriun e Kosovës

Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka thirr për sot një para ambasadës serbe në Shkup.

“Protesta organizohet në datën 29.12.2022 në ora 13.00. Grumbullimi do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Spitalit Shtetëror në ora 12.30!

Protesta organizohet kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rrënda në kufirin verior të Kosovës. Me këtë rast e ftojmë Shqipërinë të thërasë një nbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit pranë OKB!

I ftojmë partitë politike shqiptare, shoqatat joqeveritare dhe mbarë popullin shqiptar ti bashkëngjitet protestës. Në emër të gjithë protestuesve“, ka bërë të ditur Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, duke shtuar se protesta do të mbahet kundër skenareve serbe për luftë dhe cënim të sovranitetit të Kosovës, përmes mbajtjes peng të veriut të shtetit fqinj”, përcjell INA.

Kjo protestë mbështetet nga partitë shqiptare, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa si dhe shoqata e personalitete publike.