May 17, 2024
Maqedoni

30 vite bashkëpunim Gjermani-Maqedoni e Veriut: Bashkëpunim me vepra, jo vetëm me fjalë!

Këtë vit shënohet 30 vjetori i bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Banka kreditore gjermane për zhvillim dhe ripërtritje (КFV) dhe ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë organizuan ngjarje ditore për gazetarë dhe punëtorët mediatik në të cilin u prezentuan një pjesë e projekteve të realizuara me sukses.

Njëheri, ngjarja ishte mirnjohje gazetarëve dhe punëtorëve mediatik të cilët kanë rol të rëndësishëm në proceset zhvillimore dhe në ndryshimet shoqërore.
Në kuadër të ngjarjes u vizituan dy lokacione. Vendi i parë i cili u vizitua ishte Parku i turbinave të erës në Bogdanci –njëri prej projekteve shumë të rëndësishme i cili është përkrahur nga KFV-ja,ndërsa është nën pronësinë e SHA EMV ndërtimi i të cilit ka përfunduar në vitin 2014.

“Në vijim është faza e dytë e konstrukcionit të këtij parku të erës me realizimin e të cilit do të përmbushet kapaciteti i planifikuar prej 50MW forcë e instaluar“, theksoi Drejtori i KFV-së në Maqedoninë e Veriut Моric Rеme.

Vendi i dytë të cilin e vizituam ishte fabrika e verës „Тikvesh “ në Kavadar ku u mbajt panel diskutim i shkurtër për përkrahjen dhe zhvillimin e rajoneve rurale dhe për projektet e përkrahura nga GIZ-i. Gjatë kohës së diskutimit u drejtua edhe drejtori i GIZ në Maqedoninë e Veriut, David Obehyber i cili theksoi se për momentin Gjermania përmes GIZ-it përkrah më shumë se 15 projekte në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon të cilat janë të fokusuara në qeverisjen e mirë dhe demokracinë, në mjedisin jetësorë në ndryshimet klimatike, dhe në zhvillimin ekonomik dhe në punësim.
Kishim nderin që me ne në udhëtim të jetë edhe shkëlqësia e saj Ambsadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, ekselenca Anke Hollshtajn. Ajo i prezentoi organizatat gjermane të cilat tanimë 30 vite punojnë në vendin tonë dhe informoi edhe për fushat dhe sferat prioritare të veprimit rreth të cilave ato janë orientuar.
“Në Maqedoninë e Veriut aktivitetet e GIZ-it janë të orientuara kah përkrahja e e shtetit në rrugën kah BE-ja përmes projekteve të ndryshme dhe çasjeve inovative të cilat janë në përputhje me Agjendën 2030 dhe me qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm “, theksoi ambasadorja Hollshtajn. Në raport me Bankën Zhvillimore КFV ajo theksoi se pjesa më e madhe e pоrtofolios së KFV-së është në sektorët e energjisë së ripërtritëshme dhe të efikasitetit energjetik, наводнување, Infrastrukturës komunale si dhe në sektorin e finacave.
Në fund ambasadorja Hollshtajn i ftoi përfaqsuesit e mediavesi dhe të gjithë qytetarët e interesuar që ta vizitojnë ngjarjen e hapur më 17 shtatorë i cili do të mbahet në Parkun e qytetit në Shkup.
“Ngjarja ka të bëj me rastin e shënimit të 30 vjetorit vendosjes së mardhënieve diplomatike mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Hollstajn.

Shkëmbimi tregtar Maqedoni e Veriut-Gjermani me nivele rekorde

Gjermania është partneri kryesor ekonomik i Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi shënon rritje të vazhdueshme dhe rekorde gati gjatë çdo viti. Në përputhje me të dhënat statistikore të Ministrisë Federale të Ekonomisë së Gjermanisë, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, shkëmbimi tregtar në mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 përsëri është rritur dhe ka arritur nivel rekord.

Në vitin 2021 në mes dy vendeve është realizuar shkëmbim tregtar në vlerë prej 4,7 miliardë euro, që do të thotë rritje për 23,6 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Eksporti nga Maqedonia e Veriut drejtë Gjermanisë në vitin 2021 është rritur për 24,8 për qind në krahasim me vitin 2020 derisa importi nga Gjermania në Maqedoninë e Veriut është rritur nga 1 miliardë euro në 1,2 miliardë euro, që paraqet rritje prej 20.6 për qind.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqarojnë se bashkëpunimi ekonomik me Republikën Federale të Gjermanisë është kryesisht i nivelit të lartë dhe ky vend tradicionalisht është vendi i parë partner i Maqedonisë së Veriut, me investime të shumta të drejtpërdrejta të kompanive nga Gjermania në vendin tonë.