Gjermania dhe…, u bënë sikur kur shkojmë te dajtë
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
GJERMANI DHE…U BËNË SIKUR KUR SHKOJMË TE DAJT
Dikur gjatë pushimit dimëror pasi mbaronte gjysmëvjetori i parë në shkollë mezi prisnim të shkonim te dajt. Sot po ndodhë e kundërta .Pasi po përfundon gjysmëvjetori i parë nxënësit menjëherë po nisen për të shkuar te dajt në Gjermani apo në në ndonjë vend tjetër të botës.
Një gjë e këtillë më është e mirë, sepse atje shkojnë për tu çmallur me të afërmit e tyre që jetojnë dhe punojnë atje. Po çfarë të themi për këta që po shkojnë për çdo ditë te “dajt” në vende të ndryshme dhe nuk po kthehen më në shkollë në vendlindjen e tyre.Atdheu po zbrazet.
Fëmijtë, të rinjtë, të rejat dhe gati për çdo ditë po ikin nga nga atdheu ynë dhe po vendosen në vende të huaja. E mësonjëtoret në shkolla po mbesin të zbrazta. E ne po gëzohemi sa po mundemi se i rregulluam letrat për të qëndruar rinia jonë diku tjetër jasht vendlindjes dhe atdheut të të parëve tanë që ndër shekuj u ujit me djersë e gjak. E tani unë e pyes veten.
Kujt po ia lëmë shkollat pa nxënës? Kujt po ia lëmë arat të mbetura djerrina? E kujt po ia lëmë malet pa bagti? Kujt po ia lëmë vendlindjet dhe atdheun tonë pa njerëz? A duhet të gëzohemi pse po na zbrazen fshatrat dhe qytet e atdheut tonë që u ujiën ndër shekuj me djersë e me gjak?!…
Gjermania dhe shumë vende tjera sot u bënë sikur kur shkojmë te dajtë. Më herët shkonim rrinim disa ditë te dajtë dhe ktheheshim në vendlindjet tona. E sot? Sot po shkojmë te “dajt”, por atdheun po e lëmë të zbrazët. Një gjë e këtillë a është për të u gëzuar apo për të qarë?!…