Driton Sulejmani numëron projektet që pritet të realizohen në vitin 2023: Me Alternativën Kumanova po merr pamje tjetër
Këshilltari i Alternativës në Komunën e Kumanovës, Driton Sulejmani, ka njoftuar se është miratuar buxheti për vitin 2023, ndërsa ka numëruar edhe projektet që pritet të realizohen në Kumanovë. Sulejmani ka thënë se me Alternativën, Kumanova po merr pamje tjetër.
Ja dhe statusi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë sot në seancën e 17 të këshillit komunal të Kumanovës u votua buxheti Komunës së Kumanovës për vitin 2023. Si projekte kapitale që janë pjesë e programit zhvillimorë të Komunës së Kumanovës dhe gjithashtu pjesë e buxhetit që pritet të realizohen në vitin 2023 janë:
1. Rikonstruimi i rr.Bllagoj Iliev Gune (prej te rr.JNA deri te rr.Tode Mendoll) 5.556.672 den;
2. Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën Kiro Fetak me shumë 7.500.000 denarë
3. Ndërtimi i trotareve në rr. Bratstvo Edinstvo (prej rr.Done Bozhinov deri te stadiumi i qytetit) 5.907.174 den;
4. Zgjërimi i një pjese të bulevardit 3MUB (prej rr. S.Simonov deri te rr.Tode Mendoll) 11.700.000 den;
5. Zgjërimi dhe rikonstruimi i rr. Zelen Pazar 3.700.000 den;
6. Rikonstruimi i një pjese të rr.Strashko Simonov (prej te rr.Zelen Pazar deri te bulevardi 3 MUB) 2.025.220 den;
7. Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugë të fshatit Llopat dega 1-26 3.410.000 den;
8. Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në rr.Jane Sandanski 1.572.000 den;
9. Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit të rr. 11 Nëntori ( prej rr.Industriale kah betonjerja) 4.460.000 den;
10. Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën Jakup Asipi (te xhamia lagja barakat) krahët 1,2 ,4 dhe pjesë e rr. Veselin Vujevski 1.710.000 den;
11. Rekonstruimi i sheshit të vogël të qytetit (te Shtëpia e kulturës) 40.000.000;
12. Rekonstruimi i hapsirës për parkim në lagjen Potok Serava 1.100.000 den.
Me Alternativën Kumanova po merr pamje tjetër.
Vazhdojmë…