April 26, 2024
Kulturë

Nga aktiviteti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë për vitin 2022

Adnan Mehmeti
Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
New York, 25 dhjetor 2022

Me librin kudo në botë bëhet sfidë me kohën kalendarike që matet me ditë, muaj e vite. Kështu ka ndodhur dhe me aktivitetet e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë për vitin 2022. Një vit i ngjeshur dhe me mjaft veprimtari.

Gjatë këtij viti Shoqata e udhëhequr nga kryetari Mëhill Velaj ka organizuar mjaft veprimtari kulturore-artistike. Do të veçojmë: Akademi për 114-vjetorin e Alfabetit të shqipes dhe 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit. Janë promovuar veprat e anëtareve të Shoqatës Dr. Bexhet Asani, Idriz Çelaj dhe Bora Balaj. U organizua In Memorium një akademi kushtuar ish-anëtarit të saj Luigj Çekaj.

Kemi edhe anëtarë që në mënyrë individuale kanë organizuar promovime librash siç ishte rasti me Gjekë Marinaj, Visar Zhiti, Iliriana Sulkuqi, Namik Selmani, etj.

Kur menduam se kishim pranuar në gjirin tonë të gjithë shkrimtarët, dalin edhe emra të rinj që i plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të rinj të familjes së njohur të shkrimtarëve. Na vijnë poetet Majlinda Pajaj dhe Mukadese Tahiraj,
gazetari i njohur Beqir Sina dhe autori Zenel Haxhaj. Shoqatës sonë i bashkohet Bill Wolak, shkrimtar i njohur amerikan dhe pedagog në Univerisitetin e njohur Columbia. Është i përkthyer në shqip dhe ka një dashuri të madhe për leteërsinë shqiptare. Kryesia ka përzgjedhur për anëtar nderi poetin e njohur shqiptar Jeton Krasniqi, i cili është i përkthyer në 42 gjuhë të ndryshme të botës. Të tjerë anëtarë nderi janë: Carry Hooper, Sami Repishti dhe Visar Zhiti.
Ky vit ishte i trishtë, sepse humbëm ish-editorin e gazetës “Dielli”, Dalip Greca, ish-anëtarin Guri Stefani si dhe poetin që jetonte në Mexico City, Xhevdet Bajraj.

Ky vit mbahet në mend për botimet e shumta. U botua numri i 10-të i revistës së vetme letrare në Amerikë “PENA”. U ribotua e kompletuar monografia në dy vëllime “Shoqata e Shkrimtareve”. Janë botuar dy libra studimore në Nju Njork nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press”: libri për profesor Sami Repishtin dhe libri i Dr. Besim Muhadrit. Vijnë edhe librat tjerë nga anëtarët e Shoqatës:
Adnan Mehmeti: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2001-2011& 2012-2021)”, botimi i tretë publicistikë, “Adriatic Press”, New York, 2022.
Agim Xh. Dëshnica: “Dritë nga letërsia kombëtare” (përkujtim e nderim), publicistikë, “Enja”, Tiranë, 2022.
Beqir Sina: “Rob–Një biografi për dy kohë”, “Tirana Times”, Tiranë, 2022.
Besim Muhadri “Studies an Albanian Literature and Ethnology(Kanun of Lekë Dukagjini)”, “Adriatic Press”, New York, 2022.
Bexhet Asani: “Zjarri arbëror i pashuar”, II, profile, studime, Srugë, 2022.
Fjorela Çela Forde: “Nuk i them jetës lamtumirë”, poezi, “Adriatic Press”, New York, 2022.
Gjekë Marinaj: “Paradigma e parajsës”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë, 2022.
Idriz Çelaj: “Në pikë të vapës së vatrës”, poezi, Prishtinë, 2022.
Iliriana Sulkuqi: “Kujto poetin”, poezi, antologji, (ribotim), Tiranë, 2022.
Iliriana Sulkuqi: “Mirënjohje për zërat që më ndjekin”, antologji,Tiranë, 2022.
Julia Gjika: “Miku im është një zog”, poezi, “Jozef”, Durrës, 2022.
Mëhill Velaj: “Në kërkim të Mimozës”, roman, “Lena”, Prishtinë, 2022.
Namik Selmani:”Kur fjala bekon fjalën” (Mbresa nga Amerika),”Lena Grafik”, Prishtinë/“Adriatic Press”, New York, 2022.
Namik Selmani:“ “O, ky malli për Gjakovën!”, Antologji,”Lena”, Tiranë, 2022.
Namik Selmani: “Kujtesa e blertë”, monografi-Bilal Xhaferi, “Alba”, Tiranë, 2022.
Namik Selmani: “Mirëseardhje”, poezi, “Enja”, Tiranë, 2022.
Namik Selmani: “Mbjellësi i diturisë”, prozë, “Enja”, Tiranë, 2022.
Thanas Gjika: “Disa korrigjime në shënimet sqaruese dhe hartat e Dhiatës të Re”, studime, “Jozef”, Durrës, 2022.
Visar Zhiti: “Këpuca e aktorit”, roman, “Onufri”, Tiranë, 2022.
Vlashi Fili: “Rrugëtimi ynë në 20 vite”, monografi, “Adriatic Press”, New York, 2022.

Të dashur anëtarë të Shoqatës, gëzuar festat e fundvitit!