Maqedoni

Ministri Aliti reagon për sulmin ndaj tifozëve të Bashkimit, kërkon përgjegjësi!!

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti ka reaguar për sulmin e djeshëm ndan tifozëve të KF Bashkimi. Në një postim në Facebook ai shkroi se sporti është fushë që duhet t’i bashkojë njerëzit, duke zhdukur çdo dallim! dhe jo të jetë shkas për të bërë ndarjen e madje për të cenuar jetë.

“Ngjarja e djeshme që ka ndodhur gjatë ndeshjes sportive mes K.F. Aerodrom dhe K.F. Bashkimi, ku u sulmuan e u lënduan tifoz shqiptarë, është një rast shqetësues dhe jonjerëzor.

Ndihem i zhgënjyer nga sjellja brutale, që më shumë se shkelje ligjore është shkelje ndaj vlerave multietnike e demokratike shoqërore, mosrespektim e fyerje e bashkëqytetarëve dhe cenim i paqes e stabiliteti”, ka shkruar Aliti duke shtuar më tej se ndjehet i trishtuar nga ky akt i turpshëm për shoqërinë dhe shekullin tonë.

Ai gjithashtu me anë të këtij postimi bëri të ditur se dënon ashpër çdo veprim të dhunshëm duke kërkuar nga autoritetet zbardhjen e rastit.