Sport

Sulmohen futbollistët dhe tifozët e KF Bashkimi (Video)

Në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e tretë Veri, në stadiumin e lagjes Aerodrom Shkup, ku u ndeshën k.f. Aerodrom – k.f. Bashkimi ka ndodhur një incident, me ç’rast në mënyrë barbare janë sulmuar fizikisht lojtarët dhe tifozët e KF Bashkimi.

Në vazhdim komunikata e lësghuar nga KF Bashkimi-Kumanovë.

“Deri ne minutën e 69-te, ndeshja rrodhi ne fryme sportive dhe pa asnjë vërejtje. Pikërisht, ne këtë minute, nga rruga, përmes pjesës administrative te stadiumit ne pjesën e tribunëve u futen 40 huligan me maska, bejsboll shkopinj, thika, zinxhirë, gurë e mjete tjera metalike, ku sulmuan ne mënyre shtazarake shikuesit/tifozët shqiptar dhe te tjerët qe ishin ne shkallet e stadiumit. Ekipi nikoqir, nuk kishte arritur te siguroj asnjë kusht për sigurinë e shikuesve (as kujdestar rendi, as polici, as persona te sigurimit fizik) dhe duke shfrytëzuar këto lëshime skandaloze, huliganet e kishin fare te lehte te depërtojnë dhe te realizojnë sulmin e tyre. Është vetëm mrekullia e Zotit, qe nuk kemi viktima dhe e tëra kaloi me lëndime dhe dëme materiale. Gurët dhe shkopinjtë përfunduan edhe në teren, duke rrezikuar edhe jetën e vetë lojtareve tanë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kryesia e KF Bashkimi të cilët theksojnë se grup në fjalë s’ka qene prezent në stadium, por janë organizuar jashtë saj, me te vetmin qellim, rrahjen brutale te shqiptareve në shkallet e stadiumit.