Maqedoni

Stefkovski mbështet fushatën kundër dhunës ndaj femrave: Komuna Gazi Babë shembull!

Në organizim të Shoqatës së Qytetarëve për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje Qendra e Krizave “Shpresa”, sot është mbajtur panel në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.

Edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, iu drejtua të pranishmëve duke mbështetur fushatën.

“Fatkeqësisht, shifrat tregojnë se sot e kësaj dite ende ka gra që janë viktima të dhunës në familje apo të ndonjë lloj dhune tjetër.

Në shumicën e rasteve, viktima femër hesht për dhunën, për shkak të stereotipeve të ndryshme që janë të pranishme në shoqërinë tonë. Por viktima do të pushojë së qeni viktimë vetëm kur të mos heshtë dhe të raportojë.

Mbetemi me shpresë se vitin e ardhshëm do të mund të flasim për uljen e numrit të viktimave, por edhe për projekte që do të mundësojnë barazinë gjinore në shoqëri mes femrave dhe meshkujve”, tha Stefkovski.

Ai poashtu shtoi se komuna e Gazi Babës është shembull i barazisë gjinore, sepse dy nga tre bartësit e detyrës në komunë, kryetarja e Këshillit dhe sekretarja janë gra.