Kurti për takimin në Bruksel: Borrelli ndryshoi propozimin e dhënë vet, qëllimi i madh u hoq nga agjenda (VIDEO)
12:42 – Kurti: E bleva bileten e aeroplanit për Bruksel pasi në ftesë ishte afati i fundit për marrëveshje – mars 2023
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin në Bruksel që u zhvilluar të hënën në Bruksel për dialogun shkoi për marrëveshjen finale.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se BE-ja në ftesën e tij e kishte vendosur një afat për përfundimin e dialogut që ishte 1 marsi i vitit 2023.
“Afatin mars 2023 nuk e kam shkruar unë, e ka shkruar Brukseli në ftesë, është paragrafi që thuhet se bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023. Për herë të parë kërkohet afat, unë kam kërkuar që shkurti të jetë afati, më thanë nuk bën shkurti, bën marsi. Në fund unë pranova, ata e lanë krejt, çfarë të bëjë unë”.
“Pra në ftesë është marsi nuk është ide e imja, para marsit thotë aty. Para një marsit me u bë marrëveshja ashtu më kanë ftuar me atë ftesë e ka kam blerë biletën e avionit. Mua më kanë thirr për të bërë marrëveshje para marsit 2023 dhe unë kam shkuar, është data e tyre, në ftesën e tyre, që do të lëshohej në fund. E keni parë kur doli Borrell se përmendi marsin e la, se përmendi as propozimin franko-gjerman. E la marsin tash mendoj që është gabim”,ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.
12:42 – Sveçla: Situata në veri e tensionuar, por e menaxhueshme – jemi në koordinim me ndërkombëtarët
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se situata në veri është e tensionuar, por e menaxhueshme nga institucionet e vendit.
Sveçla, në një konferencë për media, tha se çështja e targave dhe vendimi i qeverisë ka shkaktuar një pakënaqësi të strukturave kriminale në veri, njofton Klankosova.tv.
“Situata në veri është e tensionuar jo për shkak të institucioneve qeverisëse të Republikës së Kosovës dhe jo për shkak të vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe legjitimitetit të këtyre vendimeve. Por, se ka një pakënaqësi të strukturave ekstremiste kriminale atje”.
“Prej ardhjes në qeverisje ne kemi insistuar në sundim të rendit dhe ligjit atje, kemi luftuar kontrabandën jashtëzakonisht suksesshëm atje për çka jemi përgëzuar nga aleatët tanë dhe kjo është njëra nga arsyeja dhe tjetra është propozimet për marrëveshje që nuk janë të pranueshëm për Serbinë dhe këto grupe ekstremiste përdorën për opinionin publik dhe në çështje tjera”.
“Prandaj, targat janë marrë si pretekst por është vendim i ligjshëm që është pranuar nga BE-ja dhe ambasadorët e Quint-it. Rezistenca e këtyre grupeve here ka qenë e armatosur ku dihet se ka pasur 11 sulme ndaj policëve kosovarë gjatë kësaj kohe dhe herë ka qenë e veshur me një petk politik që është marrë nga Beogradi drejtpërdrejt” tha Sveçla.
Mes tjerash, ministri Sveçla tha se janë në koordinim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare në vend.
“Të gjitha këto kanë shkaktuar një situatë tensioni që është duke e menaxhuar në mënyrë të mirë nga institucionet duke u koordinuar me institucionet ndërkombëtare si EULEX-in dhe KFOR-in” tha Sveçla.
12:28 – Kurti: Në Bruksel u arrit dakordim për të pagjeturit, mungojnë vetëm nënshkrimet – Serbia s’është e gatshme
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi kishin rënë dakord për një marrëveshje për të pagjeturit, por se Beogradi nuk ishte i gatshëm.
Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se më 18 gusht të këtij viti ishin punuar dy faqe tekst për të pagjeturit dhe se mungojnë aty vetëm nënshkrimet e palëve.
“Me datë 18 gusht është edhe një zhvillim që nuk përmendet sot për marrëveshjen për të pagjeturit. Jemi dakorduar, janë dy faqe tekst, mungojnë vetëm nënshkrimet”.
“Unë isha i gatshëm u dakoorduam, kur vjen puna për nënshkrim unë jam i gatshëm, Serbia nuk është. Kjo askund nuk përmendet”,ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi kishin rënë dakord për një marrëveshje për të pagjeturit, por se Beogradi nuk ishte i gatshëm.
Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se më 18 gusht të këtij viti ishin punuar dy faqe tekst për të pagjeturit dhe se mungojnë aty vetëm nënshkrimet e palëve.
“Me datë 18 gusht është edhe një zhvillim që nuk përmendet sot për marrëveshjen për të pagjeturit. Jemi dakorduar, janë dy faqe tekst, mungojnë vetëm nënshkrimet”.
“Unë isha i gatshëm u dakoorduam, kur vjen puna për nënshkrim unë jam i gatshëm, Serbia nuk është. Kjo askund nuk përmendet”,ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.
11:25 – Qeveria ndryshon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 109-të, ka shfuqizuar vendimin e marrë nga ish-qeveria Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.
Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, në këtë mbledhje u shfuqizuan 300 akte nënligjore të marra nga qeveritë e kaluara.
11:15 – Kurti: Vuçiqi erdhi në Bruksel për targa, unë shkova për marrëveshje finale
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në Bruksel shkoi për marrëveshjen finale që në qendër ka njohjen reciproke për dallim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shkoi vetëm për çështjen e targave.
“Presidenti i Serbisë kishe ardhur në Bruksel jo për propozimin franko-gjerman por për çështjen e targave. Më 18 gusht në takimin që kemi pasur ishin dy pika të rendit të ditës, pika e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë me çështjet aktuale”.
Kurti, mes tjerash, tha se Kosova ka ekspertë të zot që merren me çështjet teknike teksa vet merret vetëm me marrëveshjen, njofton Klankosova.tv.
“Unë e mbështeta strukturën aktuale të takimeve sepse liderët shtetërorë thirren për të bërë marrëveshje e madhe e finale. Unë nuk jam as komdant policie, as shef kadastri, as zyrtar dogane që të merrem me gjithfarë çështje teknike të cilat dalin përgjatë bisedimeve. Ne jemi shtet me institucione përkatëse të cilat kanë shumë profesionistë të zot që i zhvillojnë këso lloj bisedimesh. Unë shkoj atje për marrëveshjen finale ndërkombëtarisht e ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër” tha Kurti.
Në mbledhjen e Qeverisë që është duke vazhduar, Kurti tha se komuniteti serb në Kosovë është më i mbrojturi dhe më i privilegjuari në Kushtetutë, madje, Kurti thotë se të drejtat për pakica, siç ofron Kushtetuta e Kosovës, nuk ofrohen as në kushtetuta të shumë shteteve të avancuara të BE-së.
“Vendimi ynë për targat nuk mund të jetë objekt negocimi, është vendim i Qeverisë. Ne kemi dashur t’u japim shans kohës së implementimit. Tri javët e para qortime asnjë incident, dy muaj gjobitje, jo konfiskim. Ne nuk e negociojmë vendimin”, ka thënë ai. “6 muaj është negociuar për targat, e në fund kanë qenë 8 opsione”.
“Nja tri kanë qenë më të përshtatshme për ne 5 jo, por Serbia s’e ka pranuar asnjë. Ne luteshim të mos vinte puna te ato pesë, por tek këto tri por nuk erdhi tek asnjëra. Vendimi ynë erdhi 2 muaj pas negociatave 6-mujore. Ne nuk kënaqemi derisa gjobisim. Nuk është dëshirë, është detyrë”, tha Kurti.
11:07 – Qeveria e miraton Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik
Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Projektligjin për Pagat në mbledhjen e radhës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se reforma në sektorin publik të pagave do të arrihet me miratimin e këtij ligji.
Reforma në administratë është e mangët pa një sistem të mirë të. Ligji i Pagave synon të krijojë një sistem që krijon dhe mirëmbahen rregullat në realizimin e të drejtës së pagës, kjo reformë nuk ka se si të arrihet ndryshe pos barazisë, drejtësisë që ky sistem ofron”, ka thënë Sveçla, njofton Klankosova.tv.
10:59 – Kurti për takimin në Bruksel: Borrelli ndryshoi propozimin e dhënë vet, qëllimi i madh u hoq nga agjenda
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur rreth takimit që pati të hënën në Bruksel, duke thënë se Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ndryshoi propozimin e dhënë vetë.
Kurti, mes tjerash, thotë se qëllimi i madh u hoq nga agjenda duke iu përshtatur qëllimeve të Serbisë, njofton Klankosova.tv.
“Pas takimit që patëm atje i cili gjithsej zgjati 8 orë Borrelli e ndryshoj premisën e negocimit të ditës së hënë, kundërshtim në parim me propozimin e dhënë vetë ai filloi të insistoj në një marrëveshje që adreson vetëm përmasat e mirëbesimit dhe pezullimin e gjobave për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda dhe nevoja urgjente për trajtimin e propozimit franko-gjerman u hoq nga tavolina duke iu përshtatur qëllimeve të Serbisë”, tha Kurti.
Tutje Kurti tregoi se çfarë përmbajtje kishte ftesa që morri nga Borrelli dhe si shkuan takimet.
“Te premten që shkoi u ftova nga përfaqësuesi i lartë i diplomacisë së BE-së dhe zëvendëspresidenti i Komisioni Evropian, Josep Borrell, për një takim të organizuar në selinë e BE-së në Bruksel të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë. Ftesa e Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafë që mëtonte të lëshohej si deklaratë në fund”.
“Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim me urgjencë në propozimin e Bashkimit Evropian në përkrahje nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve. Në paragrafin e tretë teksti bënte thirrje që të fillojnë menjëherë bisedimet për propozimin e Bashkimit Evropian në nivel të lartë për të arritur një marrëveshje para marsit të vitit 2023 dhe natyrisht që këtë propozim të zotëri Borrell e kam mirëpritur dhe tashmë ishim deklaruar që propozimi franko-gjerman të cilin zotëri Borrell insistonte në takimin në Parit, më 11 nëntor, që tash e tutje ta quanim propozim të Bashkimit Evropian paraqet një bazë të mirë për diskutim”.
Kurti foli edhe për çështjen e targave për të cilën thotë se ishte në gjendje të pezullonte gjobat, por nga Serbia nuk kërkohej që të regjistronte makina me targa ilegale, njofton Klankosova.tv.
“Në paragrafin e dytë paraqitej çështja e targave së bashku me çështjen e garancioneve me komunitetin serb të cilat do të diskutoheshin në propozimin e Bashkimit Evropian në marrëveshjen për normalizim dhe gjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime – tri takime bilaterale e tri trelaterale. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të qeverisë së Kosovës dhe jo me ndalimin e prodhimit të targave nga ana e Serbisë. Ne ishim të gatshëm për propozimin e dhënë nga Bashkimi Evropian të pezullonim fazën e dytë të vendimit për targat mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruar makina me tabela ilegale”.
“Nuk është në rregull që të ndalohen gjobat e jo prodhimi i tabelave ilegale, Ky propozim u pranua dhe besoj se ishte një arritje e këtij takimi” tha Kurti.