Kosovë

Ish-ushtari i UÇK-së: I plagosur por luftova me një dorë, për 22 vjet askush nuk rrëfeu realitetin për ne

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuhi Kosharja ka rrëfyer përjetimin e tij dhe situatën kur ai mbeti invalid, si pasojë e luftimeve me forcat serbe.

Kosharja në Info Magazine pohoi se në Koshare atë kohë, ishte zhvilluar betejë e ashpër, tregon edhe për momentin e plagosjes së tij, ku gjatë aksioneve pranë kishte edhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, njofton Klan Kosova.

”Unë jam plagosur më 19 maj, ku edhe më janë vrarë dy shokë duke ardhë në përforcime, ata kanë qenë te pozicionet më poshtë”.

”E ne nga pozicionet ku kemi qëndru së bashku, na morën e na pozicionuan një pikë më lartë. Pasi kam ngrënë bukë, jam lëshuar nga bunkeri, e kam pasur Petrit Avdylin edhe Gani Bajramin afër, duke bisedu”.

”Ata se kanë ditë që ne kemi dalë në ato pozicione atë ditë. Në moment, plumbi i parë, më ka ra, dorën e majtë ma ka këputë krejt. Ka qenë dora krejt e këputur. Prapë kur jam rrëzu e kam drejtu dorën për toke, e kam kapë kallashin edhe kam luftu me një dorë”.

”Iu kam bërtit shokëve, mos t’ju mbes borxh as atyre që kanë qenë prezentë, e ndjejë veten edhe shumë keq. Edhe ata së bashku me mu duhet me rrëfy një realitet se qe 22 vjet, askush për rastin tonë në atë njësit, që ia kemi zbardh fytyrën betejës së Koshares”.

”Aty është vrarë edhe kapiteni rus mercenar, ai ka thënë ‘’unë jam plak, nuk mund të ecë, por qëlloj shumë mirë’’. Do të thotë ‘’që qëlloj, po vras ushtarë të UÇK-së’’.

”Në atë moment jam plagu unë”.

Klan Kosova: Sa plumba keni pasur?

”Pasi jam rrëzu tjetri plumb më ka ra në pjesën e djathtë të barkut, më ka dalë prapa shpinës, tjetri plumb më ka ra në këmbën e majtë e kam”.