Kolumna

Në vendin e duhur personin e duhur!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

NË VENDIN E DUHUR PERSONI I DUHUR

Nëse ndalemi për të shikuar disa gjëra do të habitemi tejmase që këto ndodhin vetëm te ne. Unë për veten time jo që vetëm habitem, por edhe asnjëherë nuk jam pajtuar, por edhe në të ardhmën do të mbajë të njejtin qëndrim.Si mund unë, por edhe të gjithë ne të mbështesim një jo profesionist të përcaktohet në një post udhëheqës në një institucion për të cilin nuk është adekuat. Edhe pse është për të u habitur këso raste shohim në shumë raste kur njerëz jo profesionistë në një vend udhëheqës të një institucioni shtetëror përcaktohen njerëz të cilët nuk janë profesionist për atë post udhëheqës. Një gjë e këtillë nuk të bënë të habitesh, por të bënë të çuditesh, por nga ana tjetër bëhemi edhe shumë qesharak. E gjithë kjo bëhet me vetëdije vetëm e vetëm se mua ose neve na pëlqen që një gjë e tillë të ndodhë për interese personale dhe grupore. Gjitha këto anomali duhet jo të zhduken , por të çrrënjosen njëherë e përgjithmon. Nëse ia duam të mirën popullit, kombit dhe shoqërisë në tërësi aty ku jetojmë duhet të veprohet ashtu siç e japin rregullat, ligji dhe jo dëshirat. Për të pasur suksese një institucion në atë vend duhen të punësohen njerëz përkatës, por edhe udhëheqësi i aty institucioni duhet të jetë përkatës dhe që e njeh mirë e mirë atë profesion. Dëshirat dhe intereset duhet të lihen anësh dhe në këto raste të veprojmë sipas kushteve që kërkohen në atë institucion të punësohet kuadër i asaj lëmie, por edhe udhëheqësi të përcaktohet po i i profesionit dhe me përvojë të duhur.