Shkruan: Ejup Berisha, Politolog
Njëzet e një vite nga nënshkrimi i Marrveshjes kornizë të Ohrit falenderim për kontribuesit për popullin e politikanët dhe lavdi për ata që i dhanë edhe më të shtrenjtat jetët e tyre për këtë ujdi shumë të rëndësishme politike të përbashkët. Urime përvjetorin qytetar shqiptar, turq, boshnjak, vlleh, rom dhe maqedon të RMV-së. Pse maqedonët i urova të fundit këtë e bëra për faktin se kjo marrveshje ishte dhe është e padëshirueshme për ta por e njëjta është shumë e nevojshme por edhe e papërshtatshme për ne shqiptarët. Pse themë kështu sepse korniza është sinonim për kufizime, ndalim rritjeje dhe mjet për kontrollimin në rastin konkret të zhvillimit. Ndërsa të drejtat dhe liritë e njeriut asesi nuk duhet të vendosen në ndonjë kornizë aq me pak ne kornizën e ngushtë të marreveshjes në fjalë pasiqë korniza siç theksova pak më herët e ka atë të metë pasiqë e njëjta nuk e mundëson rritjen, zhvillimin dhe perparimin e asnjë gjëje e aq më pak të lirive dhe të drejtave të njeriut rritja dhe zhvillimi i te cilave duhet të jetë e përhershme dhe e papenguar. Kur jemi te Korniza në të gjërat rriten apo dhe lejohen të rriten dhe zhvillohen aq sa është madhësia e vet kornizës. E korniza e marrveshjes së Ohrit jep përshtypjen se është e vogël dhe e ngushtë apo kjo i ngjanë asaj qeses së vogël plastike për bartje të produkteve ushqimore ku këto të fundit janë disa here më të mëdha dhe më me peshë se sa vet qesja në të cilën janë vendosur për tu bartur produktet. Të drejtat dhe liritë e njeriut nuk mund të futen ne kornizë për faktin se ato përveç që janë të vëllimshme të njëjtat kanë edhe forme jo konvencionale apo këto figurativisht thënë kanë formë amorfe. Kjo i bie sikur kur meduzën të tentoni ta vendosni në një enë të vogël në të cillën mund të përgatitet ushqim për fëmijë e vegjël të cilët sa kanë filluar ta ndjejnë aromën dhe shijen e ushqimit. Apo nëse flasim për vendosje të pakuptimtë të gjërave Marrveshja e Ohrit është si bazen i vogël për fëmijë ku dikush i ka bërë vend një balene shumë të madhe oqeanike. Kur jemi te të drejtat dhe liritë e njeriut si duket i vetmi shteti ynë RMV ato i ka vënë këto në kornizë marrveshjeje ndërsa në të gjitha shtetet tjera ato janë të lejuara dhe respektohen jashta çdo përcaktimi dhe kufizimi përpos kufizimeve që parashihen me Kushtetutën e vendit dhe ato kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe te qytetarit nga mundësia e pengimit apo dhe shkeljes se tyre nga individ të tjerë apo dhe nga tentimet arbitrare të institucioneve shtetrore për ti kufizuar dhe për mos ti respektuar të njëjtat. Kështu që të drejtat dhe liritë e njeriut o lejohen e respektohen ose mohoen por kufizim për to nuk është mirë që të kete. Kjo Marrveshja e Ohrit mua më ngjanë në ato këpucët e vogla me numrin 15 ku duhet të hyjnë këmbët e njerëzve me numrin gjigand
46. A e dini se sa vrasin dhe sa dhembje u shkaktojnë këmbeve të medha të njerëzve këto kepucë të vogla. Mund ta paramendoni sa situata të vështira dhe sa dhembje na ka shkaktuar dhe vazhdon të na shkakton kjo kornizë e ngushtë dhe e parehatshme e Marrveshjes së Ohrit të gjithë neve si shqiptar. Por përkundër të gjitha këtyre gjërave kjo Marrveshje e ka një të mire shumë të madhe e ajo është se e njëjta e ndaloi luftën me armë dhe i dha gjase paqës dhe dialogut ndëmjet bashkësive etnike, kështuqë tani maqedonasit dhe shqiptarët nuk vriten më por debatojne dhe dialogojnë për gjërat e përbashkëta në këtë shtetin tonë të përbashkët RMV.