Kulturë

Sot isha në shtëpinë ku linda dhe u rrita, ia preka me dorë çdo cep të saj

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

ME NOSTALGJI PËRKUJTOVA SHUMË KUJTIME

Sot më 18.2021 isha në shtëpinë time ku u linda dhe u rrita. Ia eca dhe preka me dorë çdo cep të saj dhe më dukej se ajo më fliste me shumë ngrohtësi dhe për shumë stuhi. Më rrëfente shumë kujtime të gjyshit tim, prindërve të mi. Në fund më tha edhe këtë: Unë do të qëndroj kështu siç jam edhe shumë shekuj, sepse themelet i kam në trojet e mia. Në fund më tha edhe këtë.

Unë do e ruaj lashtsinë dhe historinë tonë shqiptare për të dëshmuar se denbadem themelet tona kanë qenë në këto troje të ujitura me djersë e me gjak. E në fund mua më rrodhën ca pika lotësh, por edhe u bëra krenar që kjo shtëpi po e ruan historinë shumë më tepër se sa ne që merremi me fjalë të kota dhe kemi harruar të e shkruajmë historinë për të ia lënë si dëshmi gjeneratave të reja brez pas brezi.

Unë u përballova me shumë rrebeshe dhe stuhi dhe e ruajta historinë e të parëve të mi. Tani kam mbetur e vetmuar në fshat e më gjërë për të e dëshmuar historinë tonë, por për fat të keq ata që jenë përgjegjës dhe profesionista për të më mbrojtur që një ditë të mos shtrihem për toke dhe të më mbulohen edhe themelet e mia nuk më vizituan asnjëherë.

Me këtë dëshmohet se disa shqiptarë që punojnë nëpër institute, muze etj. Më së tepërmi rrijnë në zyra se sa dalin për të gjurmuar shtëpi, kulla, kisha e xhami të lashta dhe për të shkruar dhe për të i future nën mbrojtje insituciale, por siduket interesimin ata e presën një gjë e tillë që pas të zhduken tërësisht dhe atëherë të dalin në teren, por atëherë do të jetë shumë vonë se nuk do i gjejnë as themelet që dëshmojnë lashtsinë tonë.