Incident i madh në stadiumin në Çair
Ndërpritet ndeshja në stadiumin në Çair, në mes Shkupit dhe Shkëndijës, në momentin kur skuadra mysafire shënoi gol. Dashmir Elezi ishte autor i golit në minutën e 10-të, pas së cilës një pjesë e tifozëve u fut në terren dhe sulmoi futbollistët e Shkëndijës.
Menjëherë reaguan forcat policore, mirëpo në kaosit e shkaktuar në terrenin e gjelbër, pjesë e futbollistëve u strehuan në pjesën e kundërt nga tribuna ku qëndronin tifzët e skuadrës së Fc SHkupit. Pas konsultmit me kontrollorin e ndeshjes dhe delegatin, referët janë tërhjekur në dhomat e zhveshjes. Forcat speciale shoqëruan futbollistët dhe stafin teknik në zhveshtore.