Kolumna

Askush të mos hezitoj që ta përdorë gjuhën shqipe në RMV, aq më pak funksionarët shqiptarë

Ejup Berisha

Thonë se sa më shumë gjuhë të botës njeh dhe flet aq më i njohur je nëpër botë si individ. E nëse dikush e flet gjuhën amtare kjo është dëshmi se ai e njeh dhe më mire e vlerson vetveten. Njeriu më mire është fillimisht ta njeh vetveten e më pas ti njeh të tjerët. Duke e njohur gjuhën e vet amtare njeriu e formëson dhe e zhvillon vetveten në aspekt shoqëror njerëzor dhe intelektual ndërsa të folurit e gjuhëve të tjera është bazë për ta njohur formimin dhe rrugën e zhvillimit të kombeve të tjera. Thuhet se prondërit janë të shenjtë e me këtë edhe gjuhën të cilën e trashëgon prej tyre është gjuhë e shenjtë, me këtë rast gjuha shqipe është e tillë padyshim e shenjtë. Ne si shqiptarë e kemi trashëguar gjuhën shqipe për ta folur dhe për ta shkruar apo shkurt e shqip për ta përdorur në komunikim me pjestarët e kombit tone, e më pas edhe me pjestarët e kombeve të tjera me kusht që ne ti njohim gjuhët e kombeve me të cilët komunikojmë, por edhe të tjerat kombe ta njohin gjuhën shqipe. Njohja dhe përdorimi i e gjuhës shqipe nuk është krim e as ndonjë gjë e ndaluar por as njohja dhe përdorimi i gjuhëve të tjera nuk është e tillë. Flite lirshëm gjuhën amtare nëse don që të të kupton gjithkush por edhe Perendia. Prandaj pjestarët e kombit shqiptarë e kanë për obligim familjar dhe kombëtar që ta flasin dhe ta përdorin gjuhën e tyre amtare pra gjuhën e bukur shqipe. Të folurit e gjuhës amtare nuk është vetëm dëshirë por siç u përmend më lartë është edhe obligim i yni. Për gjuhën shqipe është bërë sakrificë e madhe nga shumë shqiptarë, si pasojë e tentimit për ta folur dhe për ta shkruar këtë gjuhë në trojet e ish Jugosllavisë shumë shqiptarë e kanë pësuar keq. Të njëjtët janë rrahur, keqtrajtuar, burgosur dhe persekutuar. Prandaj nuk duhet harruar mundi dhe sakrificat e shqiptarëve që ti bindin të tjerët se të folurit dhe të shkruarit në gjuhën shqipe nuk është ndonjë gjë e papranueshme dhe e rrezikshme. Përkundrazi sot edhe armiqët më të mëdhej të të folurit dhe të shkruarit në gjuhën shqipe shumica e tyre e kanë kuptuar se nga gjuha shqipe nuk ka asnjë far dëmi dhe humbjeje, por ka vetëm të mira dhe përfitime. Një mundësi për përdorimin e gjihës shqipe e jep edhe Agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe e formuar në RMV për këtë qëllim dhe dedikim. Ideja është që gjuha shqipe dhe shkrimi latin të gjejnë përdorim në suaza të përgjithshme në shtetin e përbashkët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë Agjenci si institucion kompetent për zbatimin e gjuhës shqipe e udhëheq një njeri mjaft kompetent dhe një intelektual shqiptar i cili është shkolluar dhe është formësuar moralishtë dhe intelektualisht në Universitetin e Vienës. E ata që janë shkolluar dhe formësuar intelektualisht dhe moralishtë atje janë kuadro shumë të ngritura intelektualisht dhe mjaft të përgatitur profesionalishtë. Agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe rekomandon që të gjithë shqiptarët ta shkruajnë dhe ta flasin gjuhën shqipe lirshëm në shtet pa hamendje dhe pa hezitime pra pa kurrfar frike. Askush nuk duhet ta anashkalojë përdorimin e gjuhës shqipe në këtë shtet pa dallim profesioni dhe pozicioni shtetëror dhe shoqëror. Një obligim të tillë ligjor e kanë edhe institucionet shtetërore për to bile janë paraparë edhe sankcione nëse nuk e lejojnë përdorimin e barabartë dhe të plotë të Gjuhës shqipe e cila është në të mirën dhe në levërdinë e të gjithëve këtu. Obligimi dhe detyrimi për zbatimin e gjuhës shqipe u takon edhe funkcuionarëve shqiptarë pavarsishtë përkatsive të tyre politike e ideologjike. Të njëjtët duhet të bëjnë çmos që gjuha shqipe dhe shkrimi saj të përdoren sa më tepër dhe më gjërë në shtet që shqiptrët të ndjehen të lirë dhe të barabartë