Data e rënies së diktaturës në Shqipëri tashmë dihet, koha e fundit për vetëdijësimin e Bashës, Bardhit dhe Alibeajt
Shkruan: Ylber Pilku, New York/Dibër
Data e rënies së diktaturës së ringjallur në Shqipëri përmes “Rilindjes” së Edi Ramës tashmë është caktuar. 14 maji i vitit të ardhshëm do të jetë edhe një datë e ndritshme në historinë demokratike të Shqipërisë, kur opozita pritet të arrijë fitore bindëse në shumicën e komunave.
Koha e zgjedhjeve të trukuara në favor të PS-së ka përfunduar dhe këtë e din më mirë se gjithë ne vetë Edi Rama.
Shpresoj se këtë do ta kuptojnë edhe Lulzim Basha, Enkeleja Alibeja e Gazmend Bardhi. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë realitet, aq më mirë për ta. Edhe nëse vazhdojnë kështu siç kanë nisur ata nuk do ta dëmtojnë as PD-në, as opozitën, por dëmin më të madh do tia bëjnë vetvetes. Opozita do të fitojë zgjedhjet sepse shqiptarët janë bindur se qeverisja e Ramës është një tmerr që nuk ka fund.
Këtë fitore nuk mund ta ndalë as Lul Brava, as Alibeja e as Bardhi. Por si mik i tyre i dikurshëm do ua kisha bë një apel të sinqertë që të shfrytëzojnë këtë moment të rreshtohen pas doktor Sali Berishës dhe ish presidentit Meta, të përmirësojnë sadopak gabimin që kanë bë duke pranuar të jenë vegla të Edi Ramës.
Nëse nuk e shfrytëzojnë këtë rast për t’u përmirësuar, atëherë do të mbahen mend në histori si tradhtarë të votuesve demokratë që i ngritën nënivelet e larta të politikës, por vullnetin e tyre ia shitën Edi Ramës.
Duhet ta lëshojnë një herë e përgjithmonë mendësinë e deritanishme se çdo sukses i Ramës është edhe sukses i tyre. Sepse do të vijë një ditë kur do ta kërkojnë mbështetjen e demokratëve nga Edi Rama, i cili do i hedh në kosh (lexo: në burg) sapo t’u skadojë afati i përdorimit.