Maqedoni

Alternativa propozon ndryshime kushtetuese

Kurdo që do të hapet Kushtetuta, Alternativa do të propozojë amendament përmes të cilit do të pamundësohet vjetërsimi i lëndëve gjyqësore dhe veprave penale të kryera nga funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar. Kreu i Alternativës, Afrim Gashi tha se kjo bëhet me qëllim që lufta kundër krimit dhe korrupsionit nga niveli penal të ngrihet në nivelin Kushtetues. Përveç në Nenin 52 të Kushtetutës, Gashi thotë se duhet të ndërhyhet edhe Kodi Penal, shkruan Alsat.

“Ligjet mund të kenë efekt prapaveprues edhe në rastet që kanë të bëjnë me vjetërsimin e përgjegjësisë penale për abuzime nga persona të emëruar ose të zgjedhur gjatë zbatimit të autorizimeve publike me çka i kanë shkaktuar dëm fondeve publike, mjeteve buxhetore në nivel qendror dhe lokal dhe në atë mënyrë kanë përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme. Amendamenti do të jetë bazë dhe do të krijon mundësi për ndryshime dhe plotësime me nen tëri numër 112 në Kodin Penal që aty të parashikohet dispozitë me të cilën veprat penale nga personat të zgjedhur ose të emëruar të cilat janë kategorizuar si vepra penale kundër detyrës zyrtare, asnjëherë të mos mund të vjetërsohen”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

YouTube video
Ky nuk është një kusht, por kërkesë e cila sipas Gashit duhet të gjen mbështetjen e të gjitha partive politike në vend.

“Në fund nuk do të ketë rëndësi a është i Alternativës, mund të jetë propozim i një grupi të deputetëve me rëndësi është që ky amendament të futet në Kushtetutë dhe të kemi një mundësi më të madhe pra në nivel kushtetues të luftohet krimi dhe korrupsioni”, deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese dhe kushtet e opozitës shqiptare për heqjen e 20% dhe opozitës maqedonase për abrogimin e badenterit dhe balanserit, Gashi tha se gjitha duhet bërë në konsultim dhe të gjendet zgjidhja më e përshtatshme me standardet Evropiane./Alsat.mk