May 17, 2024
Maqedoni

Çka nëse nuk shkarkohet Grubi, flet Izet Mexhiti

Nënkryetari i BDI-së dhe pjesëtari i të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, Izet Mexhiti flet për mbledhjen e sotme të kryesisë së BDI ku në rend dite është llogaridhënia e ministrave, përcjell INA.

“Mendoj që është mirë që kthehet debati brenda BDI, janë themeluar organet. Kërkojmë që të ketë tamam debat, gabim do të jenë tendencat se do ketë debat formal. Tendencat kanë qenë që përmirësohemi vet dhe mos të na përmisoj populli. Ne në letër kemi thënë me emër e mbiemër që të ndrrohet zotëri Artan Grubi”, theksoi Mexhiti.

I pyetur se çka nëse nuk shkarkohet Grubi, Mexhiti theksoi se këtë do i’a le debatit që do të zhvillohet.