Maqedoni

Ahmeti takoi mbrëmë Musa Xhaferin dhe Blerim Bexhetin

Në rrjetet sociale mbrëmë është shpërndarë një foto nga një takim të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti me Musa Xhaferin dhe Blerim Bexhetin. Fotografia është shpërndarë edhe nga përkrahës të Xhaferit, ndërsa lokacioni i takimit ka qenë në Saraj.

Ky takim shihet se është mbajtur në të njejtën ditë kur Xhaferi drejtoi akuza të rënda ndaj ministrave aktual, gjegjësisht zv/kryeministrit Artan Grubi, duke theksuar se ai është përgjegjës për humbjet e fundit të BDI-së dhe se po mban peng ministrat dhe vijon mbyllja e partisë së tyre. (INA)