May 1, 2024
Maqedoni

Ruskovska: Nuk do të lejoj që një person të më njollosë nderin

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska, ju bëri thirrje institucioneve kompetente në shtet, megjithatë dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave, para së gjithash Ambasadës së SHBA-së dhe Zyrës së BE-së që, siç thotë, njëherë e përgjithmonë të verifikohen të gjitha faktet dhe të zbardhet se kush në këtë shtet lufton kundër krimit dhe kush e bën krimin.

Ruskovska, gjithashtu, kërkon edhe Prokurorja Evropiane, Laura Koveshi, nëse ka mundësi të vijë dhe t’i verifikojë të gjitha lëndët e PTHP PKOK, që kur ajo është në krye të prokurorisë, me fokus të veçantë në lëndët për Rashkovskin, Zekirin dhe lëndën e fundit për Muaremin.

“Unë, si prokurore me më shumë se 34 vjet përvojë, gjatë së cilës kam qenë prokurore për krimin e organizuar që nga themelimi i Departamentit të krimit të organizuar të PPRM në vitin 2004, nuk do të lejoj që një person, sjellja e të cilit kontrollohet të më njollosë fytyrën e nderin të cilat për shumë vite i kam ndërtuar me mundim. Nderin, respektin i kam mësuar qysh në moshë të vogël nga prindërit e mi që të dy luftuan me fashistët për Maqedoninë e sotme të lirë dhe të pavarur, babai im nënkolonel i një divizioni në LNÇ, i varrosur nga një plumb bullgar dhe nëna ime partizane e cili ka qenë në një burg bullgar dhe ka luftuar edhe në frontin e Sremit…”, thotë Ruskovska në reagimin me shkrim në përgjigje të konferencës së djeshme të Muaremit.