Kolumna

Disa rreshta për Profesor/Doktor Avni Preshevën, punëtorin e palodhur shkencor

Shkruan: Merita Abazi

Kisha dashur të shkruaj disa reshta për këtë profesor, i cili me punën e tij shkencore në lëmi të Logjikës, shkencës më të rëndë , ka punuar e studjuar, si dhe botuar shumë vepra shkencore edhe atë, me veprën e tij të vetmen në lëmi të logjikës, ” Bazat e Logjikës” si pikënisje të çdo shkence, që i përfshin të gjitha problemet e shkencës së Logjikës,që e ka realizuar në mënyrë metologjike, dhe konkrete, faktografikisht e ka argumentuar dhe treguar rëndësinë e logjikës dhe duke e vërtetuar se Logjika paraqet bazat e çdo shkence.
Këto janë disa shkëputje të imta nga recensionet e gjashtë autorëve eminent: Akademik Muhamed Filipoviç, Akademik Artan Fuga, Akademik Ferid Muhiç,
Prof.dr. Violeta Panzova
Prof.dr.Luan Pirdeni
Prof dr. Shefket Krciç
“Në logjicient i mirë, gjatë çdo operacioni mendor çdo mendim duhet ta
b l u a j ë dhe ta
s t ë r b l u a j ë, derisa në sitë mos të mbeten krunde”.
A. Presheva
Meqë jam te libri im “Imagjinaata e endacakes,” të cilën unë e përmblodha brenda dy vitesh, dua t’i shënoj thëniet e dy njerëzve të njohur: “Librat janë anije të mendimit që enden nëpër dallgët e kohës, që e bartin nga një brez te tjetri”.
( Fransis Bekon)
“Po, ne kemi anije të mendimit, mirëpo, nuk kemi timonier që duhet bartur atë nga një brez te tjerri
( Avni Presheva).. profesor Avni Presheva si redaktor logjik i veprës sime, punoi në të sipas parimeve logjike. E konstruktoi veprën dhe poezitë ashtu siç janë të renditura në libër
Me ndihmën e tij, dhe të recezentit të librit Syhejl Havollit, i cili për shkaqe subjektivo- objektive nuk qe në mundësi të vijë në promovimin tim por kishte dërguar një shkrim me të cilin e dëshmoi punën e tij me poezitë e mia.
Unë i falenderohem prof. dr Avni Preshevës për tërë mundin, punën dhe angazhimet e tij jashta orarit të punës, që vepra ime, libri im i parë “Imagjinata e endacakes” të ketë këtë dukje, këto poezi dhe tituj të latuar me aq kujdes sistemimi sipas logjikës.