Ish kryetari i FR BESA: Ata që kërkojnë mandatin e Kastriot Rexhepit, së pari duhet t’i kthejnë mandatet e tyre
Liridon Useini, ish kryetar i Forumit Rinor të Lëvizjes Besa vlerëson se kjo parti duhet t”i kthejë mandatet e dy deputetëve të mbetur, para se të kërkojë kthimin e mandatit të deputetit Kastriot Rexhepi.
“Nëse ato kërkojnë që Kastriot Rexhepi ta kthej mandatin, së pari ato duhet të kthejnë mandatet dhe kërkojnë falje që shkelën mbi mundin e rinisë dhe lotët e nënave që ju arrestoheshin fëmijët e tyre në aktivitete që u abuzuan nga disa individë që rinin nëpër zyra dhe përfituan nga kjo sakrificë vetëm për vete”, thotë Useini.
Ai akuzon ish subjektin që i ka takuar se ka shkelur mundin e rinisë dhe ka zhgënjyer ata.
“Vendosën rrethin e tyre nëpër poste dhe haruan aktivistët. Ndruan drejtimin politik duke bërë Lëvizjen Besa si një organizatë për të ricikluar kuadrot e partive tjera.
Por kjo s’duhet të na çuditë se kjo është emëruesi i përbashkët i tyre”, vlerëson Useini, ish kryetari FR të Levizjes Besa.