May 17, 2024
Maqedoni

Nuk do të ketë k-15 për të punësuarit në sektorin publik

(VIDEO) Nuk do të ketë k-15 për të punësuarit në sektorin publik

Ministri i Financave Fatmir Besimi, sot deklaroi se në propozim-buxhetin për vitin 2022, nuk janë planifikuar mjete për pagesën e K-15 në sektorin publik.

Edhe pse javën e kaluar Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë mbajti protesta, ku një ndër kërkesat e tyre ishte edhe edhe pagesa e K-15 për punonjësit e sektorit publik, por Besimi ishte i prerë dhe hodhi poshtë një gjë të tillë.

FATMIR BESIMI-MINISTËR I FINANCAVE

“Për vitin 2022 nuk janë paraparë mjete shtesë për pagesë e K-15 në sektorin publik”.

Fatmir Besimi ka folur edhe në lidhje me stabiletin e denarit, i cili tha se nuk ka nevojë për spekulime sepse denari është stabil.

FATMIR BESIMI-MINISTËR I FINANCAVE

“Kemi kurs devizor fiks, kemi mjaftueshëm rezerva valutore në Bankën popullore dhe në periudhën e ardhshme kemi dhënë mjaftueshëm fakte se me çdo çmim do të mbrohet kursi valutor i denarit. Kjo është baza e modelit tonë ekonomik, i sistemit tonë monetar dhe këtu nuk ka dilema”.

I pari i Financave bënë të ditur se inflacioni është në kuadër të parashikimeve dhe pritjeve të të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe se situata në nivel global do të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Samir Mustafa /SHENJA/