Maqedoni

Sukses i ri në Klinikën e Kardiologjisë, 46 vjeçar i transplantohet zemra me sukses

Sot herët në mëngjes në Klinikën Shtetërore të Kardiokirurgjisë, pacienti 46 vjeçar me sëmundje të rëndë të zemrës mori zemrën nga një donator i vdekur dhe një mundësi e re për jetë. Në këtë momente, në Klinikën e Urologjisë kryhen dy transplante veshkash te pacientët e rinj me insuficiencë renale të cilët prej shumë vitesh janë në dializë. Gjithashtu, në javët në vijim pacientët me tumore të kockave dhe lëndime të rënda do të kenë mundësi për mjekim cilësor.
Këto suksese në profilin e tij në Facebook i ka numëruar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
“Falënderime për familjen e donatorit, për tre vajzat e tyre jashtëzakonisht humane të cilët në momentet e pikëllimit më të madh vendosën të dhurojnë organet dhe të shpëtojnë jo një, por disa jetë. Na treguan edhe një herë se humanizmi dhe mirësia janë virtyte që duhet t’i mbajmë dhe t’i ushqejmë”, ka shkruar Sali.

Gjithashtu Sali falënderoi familjen e një djali tjetër të ri të cilët dje pavarësisht dhimbjes së tyre të madhe gjithashtu shprehën gatishmërinë për t’i donuar organet .

“Këto dy familje e vendosin empatinë mbi dhimbjen dhe traumën e tyre dhe falë tyre jo një por disa pacientë patën mundësi për një jetë të re.

Deri te kolegët mjekë nga Klinikat e KARIL-it, neurokirurgji, kardiokirurgji, urologji, nefrologji, kardiologji, transfuziologji, radiologji, ortopedi , si dhe koordinatorëve të spitalit dhe koordinatorit nacional të transplantit, të cilët së bashku për 24 orët e fundit kanë punuar dhe ende punojnë i falënderoj për gjithë përkushtimin që kanë treguar këto dy ditë.
Për pacientët që kanë marrë organ ju uroj shërim të shpejtë”, shkruan ministri Sali.