Ka ndërruar jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Ramadan Nazifi
Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Ramadan Nazifi.
Lajmin e kanë bë të ditur familjarët e tij nga fshati Radushë i Shkupit.
Nazifi ka qenë diplomat me karrierë të pasur.
Ai ka shërbyet si ambasador i Maqedonisë edhe në Zvicër.
Gjatë ditës pritet njoftim zyrtar edhe nga MPJ për ndarjen e tij nga jeta.