May 8, 2024
Rajon - Botë

Vuçiqi dehet bëhet “luleburgas”: Thotë më mirë të jesh president se kryeministër, kryeministri punon, presidenti pin! (Video)

E para, e dyta, e treta. Kështu u bënë 100 gota me verë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk i numëroi. Këshilltarja për mediat u përpoq që ta “ndajë” Presidentin nga gota, por kjo nuk ndodhi, ndërsa këtë e transmetuan mediat në mënyrë të drejtpërdrejt.

“E dini, oponentët e mi politikë kur nuk dinë çfarë tjetër të tregojnë, flasin se kam pirë…. dhe nuk e dinë se sa jam i lumtur që i vizitova të gjitha stendat, duke dashur të jem nikoqir i mirë dhe të tregoj respekt për punën që e kanë bërë…”, tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Presidenti ishte nikoqir i mirë duke i vizituar të gjithë stendat, duke i shijuar të gjitha llojet e verës.

“I numëruan, kush incizonte që nga fillimi, kam pirë mbi 100 gotë me verë, është punë tjetër që unë ndihem mirë, por tashmë nuk ka kuptim”, shtoi Vuçiq.

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
Tek vera gjendet e vërteta, kështu që presidenti i Serbisë i zbuloi kryeministrit të Maqedonisë, se pse është më mirë të jesh president se kryeministër.

“Të të them se pse është e bukur të jesh president e jo kryeministër. Ana (Bërnabiq) duhej të shkonte të punojë, ndërsa unë vazhdova të pi”,tha Vuçiq.

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
“Unë duhej të punoja dhe të mos pi. Të jem këtu dhe të mos pi”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Në panairin e verës, ushqimit dhe turizmit, kryeministri i RMV-së u njoh me të birin e Vuçiqit i cili nga viti i kaluar ka bodrum vere.

“Mbrëmë, me Edin (Rama) punuam deri në orën 23.30, kishim biseda serioze me Çavushoglu dhe pastaj të gjithë së bashku. Në 23.30 mbaroi dita ime e punës. Mund të paramendoni se sa do të ishim të suksesshëm nëse çdo herë jemi të esëll dhe të mos jemi aspak të dehur, pasi dje arritëm të mbarojmë kaq shumë punë dhe të punojmë 17 orë kështu të dehur”, shtoi presidenti serb.

Siç thonë edhe vetë ata, deri më tani njëri-tjetrin e shikonin përmes shënjestrës. Në ditët e fundit mund të fillonte edhe luftë, por gjithçka mbaroi me dolli, ndërsa kryeministri shqiptar i doli në mbrojtje Vuçiqit.

“Uroj që pozita këtu e konsideroj presidentin të turbulluar nga gjithë ato gota që provoi …Mendoj se është shumë më e turbullt të akuzosh për turbullim dikë që rretëllen nuk e di sa gota ndërsa ti je esëll komplet. Nëse politika përfundon në matjen e alkoolit në gjak kur bëhet fjalë për mikëpritjen atëhere jemi shume të qartë se kjo është ndarja e qartë midis të kaluarës dhe të ardhmes dhe në rrugën drejt të ardhmes ka dhe momente kur paksa mund të turbullohesh për të frymëzuar”, tha Edi Rama kryeministër i Shqipërisë.

Në ditën e fundit të panairit, Vuçiq paralajmëroi se sot përsëri do t’i vizitojë të gjithë tenda të panairit.

Përkrahje për Ballkanin e Hapur dhanë edhe shefet e diplomacisë së Turqisë dhe Hungarisë, ndërsa siç sqarojnë nikoqirët, për shkaqe të arsyetuara nuk kanë marrë pjesë Italia dhe Greqia. Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në Tiranë. Nga Beogradi për TV21, Jovica Paunoski.