Për më të rinjtë që nuk e kuptojnë gjuhën denigruese të Ali Ahmetit, metafora se “VLEN-i është shoqata e Gazimestanit” nënkupton se “VLEN-i janë serbët e Kosovës”. Hiç më pak se kaq.
Ne për të mirën e tij e kemi kur i themi se e ka kohën të tërhiqet, por ai nuk e kupton këtë dashamirësi dhe vazhdon të hyjë llugave edhe më keq. Ia humbi zgjedhjet AKI-së duke i quajtur shqiptarë “zagarë” dhe tash edhe më rëndë – 100 e sa mijë shqiptarët që kanë votuar për VLEN-in i quan “serbë të Gazimestanit”.
Për neve si VLEN na bëni nder nëse ky Ali, me këtë diskurs, vazhdon të qëndrojë në krye të BDI-së, por ai po e merr në qafë jo vetëm partinë e tij, por edhe gjithë opozitën shqiptare.
O Ali, shqiptarët e RMV-së, pra edhe ata që kanë votuar për VLEN, edhe ata që kanë votuar për AKI, në asnjë rast nuk janë serbë të Gazimestanit, por janë kombi krenar që të dielën që shkoi ka shprehur pjekuri demokratike dhe ne e respektojmë vullnetin e tij.
Edhe një pyetje për Ali Ahmetin: nëse je fitues i zgjedhjeve, pse nuk dole të festosh dhe pse deri sot nuk u paraqite para mediave?
Sa keq që ndërdija e tradhton njeriun!
Nejse, ne kemi mirëkuptim për gjyshërit tanë.
