Maqedoni

Tre muaj burg për Gabriel Bajramin

Djali i ish deputetit, tashmë të ndjerit Amdi Bajram, Gabriel Bajram ka pranuar veprën e dhunshme në një restorant në Shkup, përcjell TV21. Gjykata Penale ka vendosur ta dënoje me tre muaj burg, ndërsa djali i tij është dënuar me dënim me kusht. Gabriel Bajram është lëshuar nga burgu i Shutkës, ku po qëndronte pas shqiptimit të masës së paraburgimit ndaj tij. Ai do të jetë në paraburgim shtëpiak deri sa aktgjykimi për dënimin me burg të bëhet i plotfuqishëm.

Ndryshe, Bajram tashmë një muaj ka qenë në paraburgim pasi sipas Prokurorisë, ai ka rrahur një kamerier në restorantin “Akuadukt” në bulevardin “Sllovenia” në Shkup.