Është ulur për 22.7 përqind numri i rasteve të reja me virus në Maqedoni
Në periudhën 15-21 gusht janë regjistruar gjithsej 2.686 raste të reja pozitive me COVID-19 në 34 qytete të vendit, që është rënie prej 22,7 për qind krahasuar me javën e kaluar, sipas të dhënave nga raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik.
Numri më i madh i rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë, Kavadar, Gjevgjeli, Pehçevë, Ohër, Negotinë, Berovë dhe Kratovë.
Sipas të dhënave të ISHP-së, grupmosha e personave mbi 60 vjeç është më e prekura. Krahasuar me javën e kaluar, rënie është regjistruar në të gjitha grupmoshat, ndërsa më e madhja është në atë prej 10 deri 19 vjeç.
Javën e kaluar si të shëruar janë regjistruar 3,197 persona, ose 14.6 për qind më pak krahasuar me javën tjetër.
Ndryshe, deri më 21 gusht, gjithsej 875,486 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 brenda dhe jashtë vendit. Gjithsej 856.527 persona janë vaksinuar plotësisht me dy doza.